‘S’kishin këpucë në këmbë tani bëjnë shqiponjën’, deputeti grek shpërthim racist ndaj shqiptarëve

370
0

S’kishin këpucë në këmbë tani bëjnë shqiponjën” kjo ka qenë deklarata e ashpër dhe raciste që deputeti grek Ilias Kasidiaris që ka bërë ditën e sotme gjatë diskutimit paralmentar në lidhje me miratimi i memorandumit të Bashkëpunimit të dy ministrive të Jashtme për përshpejtësimin e procedurave të integrimit të Shqipërisë në BE- drafti ligjor.

Deklarata e tij ka bërë buj në mediat vendase ku disa prej tyre e kanë konsideruar si një deklaratë tepër të ashpër.

“E shikoni kush janë shqiptarët? Merrni rastin e Eurovisionit, reklamojmë një këngëtare që nuk thoshte se ishte shqiptare, e të gjithë këta lamashët futbollistë e këngëtarë sapo bëjnë para fillojnë të veshin bluzat e UCK, e të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe. Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë. Asnjë bisedë për shqiptarët, asnjë negociatë, derisa të ndalojë politika antigreke e qeverisë shqiptare. Veto greke kërkon Agimi i Artë për të mos vijuar asnjë diskutim me sistemin Rama per integrim në BE” ka deklaruar në tone raciste Kasidiaris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.