Skenë e pazakontë në Spitalin e Traumës, mjeku kapet në flagrancë duke marrë një ryshfet (Video)

426
0

Një skenë e pazakontë ka ndodhur, këtë të premte, në Spitalin e Traumës. Disa policë të maskuar janë futur brenda në ambientet e spitalit dhe kanë arrestuar në flagrancë një mjek.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në pranga është vënë mjeku Fitim Marku, i cili është arrestuar duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh.

Mësohet se mjeku ka rënë pre e një agjenti të infiltruar si pacient.