Skip to content

“S’kena me u pa mo bashkë”, pasi braktisi emisionin në mes të sezonit, reagon për herë të parë Renato Mekolli

    Ditën e djeshme u hap lajmi se shefi i kuzhinës Renato Mekolli braktisi emisionin ‘Hell’s Kitchen’ në mes të sezonit televiziv.

    Skenaristja e emisionit, Zefina Hasani sqaroi se shefi e la në mes emisionin për arsye krejtësisht personale.

    Ndërkohë vjen edhe reagimi nga vetë Renato, i cili përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan:

    ‘Disa do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet…Fund!’.

    Por shefi i kuzhinës nuk e le me kaq, ai poston edhe refrenin e këngës ‘Plas’ të Flori Mumajesit, ku citon:

    ‘S’kena me u pa më bashkë’.

    Mbase shef Renato ka hatërmbeteje dhe ky ishte një diss për programin që drejtoi deri tani?!