Skema e re e hapjes së kufijve të BE, tamponi behet i detyruar per..

543
0

Shume vende te BE po përforcojne masat anti-covid, duke vendosur dhe kufizime sigurinë pikat kufitare. Kjo erdhi si shkak i rigjallërimit të pandemisë në ditët e fundit. Franca njoftoi 11 vatra të reja përhapjeje në 24 orët e fundit, gjë e cila ka nxitur shqetësim të madh në sistemin shëndetësor.

Qeveria e Francës përditësoi listën e “vendeve me rrezik të lartë” dhe duke nisur nga 1 gushti do të kërkojë teste për Covid-19 për këdo që mbërrin nga 16 shtete, në të cilat virusi po qarkullon me shumë shpejtësi. Njoftimi erdhi nga kryeministri, Jean Casquets, gjatë një vizite në aeroportin Charles de Gaulle në veri të Parisit. Në listë bëjnë pjesë vende si SHBA, Brazili, India, Serbia dhe Turqia.

Shqetësuese dhe situata në Spanjë, vend i cili shënoi një rritje të madhe në rastet ditore. Rajoni Aragon dhe ai i Katalonjës paraqesin nivelin më të lartë të përhapjes së koronavirusit, kryesisht nga vatrat e krijuara në bare dhe disko. Rajone të ndryshme spanjolle po rivendosin masa kufizuese përfshirë mbylljen e aktiviteteve të jetës së natës.

Edhe Gjermania është shqetësuar nga rritja e lehtë e shifrave ditore dhe për të frenuar përhapjen, ka njoftuar se të gjithë pasagjerët që vijnë nga vende me rrezik të lartë do të testohen falas në pikat kufitare. Në të kundërt do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Qeveria e Austrisë bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës mbrojtëse në ambiente publike dhe hapësira të përbashkëta. Gjithashtu ka shtuar kontrollet kufitare duke kërkuar rezultat negative për Covid-19 ose karantinim për 14 ditë. Ndërkohë, edhe Anglia e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës mbrojtëse në dyqane dhe ambiente të tjera publike. Ata që shkelin këtë masë gjobiten deri në 100 paund.