Skip to content

Skandali me të dhënat e qytetarëve nuk paska mbaruar, cila është lista e tretë që pritet të bëhet publike

    Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike thotë se skandali me të  dhënat për pagat është vazhdim i të dhënave për votuesit para zgjedhjeve të 25 prillit, por nuk do të ndalet këtu.

    Kaso paralajmëroi se do të bëhet publike dhe një listë e tretë që ka të dhëna më sensitive, pasi lidhet me kreditë.

    “Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale”, tha ai.

    Sipas Kasos, drejtësia nuk e ka bërë punën e saj për të hetuar këtë skandal dhe gjithçka është trajtuar vetëm në kuadrin e shakave teksa shtoi se duhej të ishte ngritur një grup hetimi dhe të viheshin përballë përgjegjësisë institucionet.