Skandali/ Drejtori i Hetimit Tatimor kërkon 5 milion lekë ryshfet, në fillim arrestohet, pastaj…

1279
0

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari në të cilin denoncohej një skandal i drejtorit të hetimit tatimor të Sarandës Bardhyl Tafa.

Në mesazh thuhej se “ky person bashkë me shoferin e tij, i kërkonin 500 mijë lekë të reja ryshfet pronarit të një lokali. Ai nuk pranoi të paguante. Dikush lajmëroi policinë e cila në fillim arrestoi drejtorin e hetimir tatimor dhe pas dy orësh e liroi sërish pas likuidimit që u bë aty”.

Ja postimi i plotë

Narkodrejtori i piktorit deshtak, pasi ha dhe pi kerkon dhe ryshfet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor mirmbrema. po ju shkruaj Ju pasi vetem Ju i diskrititoni keta rilindas te krimbur. jam nga Saranda. Mbreme ne oren 24 te m3snates tek resorant Peshkatari drejtori i hetimit tatimor Bardhyl Tafa bashke me shoferin e tij kane bere nje skandal. i kerkonin pronarit 500 000 lek te reja pasi hengren mire e mire aty bene pagesen e tyre dhe nuk moren kupon tatimor dhe i benin presion Ai nuk pranonte dhe dikush qe u ndodh aty prane ( nje punonjes i krimeve te renda) lajmeroi forcat e fnsh qe ndodhen ketu dhe i arestuan ne flagrance. keta pasi u likujduan me policine dhe prokurorine pas dy oresh dolen dhe sikur ska ndodhur gje. i gjith qyteti e ka mare vesh. lum ky popull . lutem publikoje se keta duhet te diskrititohen pasi cdo biznesi i kane vene tarifa 5 milion ose 5000 euro. kam dhe histori tjeter nese deshironi per kete drejtorin e dashuruar te Ahmetajt nese e doni pasi jane filmuar kudo. ju flm”