“Sjell dashnorët në shtëpi” – Djali akuzon nënën: Kam turp të dal! Më thonë biri i ku**ës..

9552
0

Pavlina ka thirrur nënën, Dritën në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar pjesën e saj të pasurisë pasi thotë se është nënë e dy fëmijëve dhe pa asnjë përkrahje. Nëna nuk pranon t’i japë asgjë as Pavlinës dhe as të birit pasi thotë se ia kanë marrë shtëpinë me gënjeshtra.

Gjuha mes nënës e vajzës është shumë e ashpër, ndërsa Drita trondit të gjithë të pranishmit në studion e emisionit “E Diela Shqiptare” se djali e ka dhunuar, duke shtuar se ndaj djalit e nuses ka urdhër mbrojtjeje. Ajo thotë se truallin prej 496 metrash katrorë dhe shtëpinë prej 79 metrash katrorë ia ka dhuruar ndërsa ka qenë me depresion dhe është mashtruar.

Pavlina: Kjo zonja këtu zonja Eni…
Eni Çobani: “Kjo zonja këtu” është mamaja moj zonjë! Si është “zonja?”
Drita: Kujt i thua zonjë? S’ke turp ti moj? Si s’më thua nënë?!
Pavlina: Ti për mua nuk je nënë!
Drita: Ju kam lindur dhe ju kam rritur më mirë se të tërë!
Pavlina: Ti mua dasmë nuk më bëre, pasuri nuk më dhe. Unë kam dy fëmijë, në punë nuk vete të punoj që të bëj shtëpi. Unë dua pjesën time.
Drita: Nuk kisha dhe nuk të bëra!
Pavlina: Mirë, më jep shtëpinë e fshatit, më kishe premtuar që do të të jap shtëpinë e fshatit. Shtëpinë e fshatit nuk ma dhe. Tani unë dua ose lekët, ose pjesën time të pasurisë.

Drita: Të pasurisë? Po unë kalova depresion dhe më gënjejnë, më morën firmat e ua dhashë shtëpitë të tëra se më gënjejnë! Kam qenë 4 vjet me depresion, me ilaçe!
Eni Çobani: Si është historia që vajza të thotë zonjë, jo mama se tani është shumë e rëndë kjo? Çfarë ka ndodhur?
Drita: Po kjo histori znj. Eni se mua më gënjyen, më mashtruan se isha në depresion dhe më morën firmën, më morën shtëpinë!
Pavlina: Ore nuk më intereson!
Drita: Të intereson, s’të intereson unë nuk të jap as ty, as atij qenit!
Pavlina: Gjeji ku të duash!
Drita: Asnjërit, as ty, as atij! Nuk ju jap! E kam bërë me këto krahë, i kam duart flluskë!
Ardit Gjebrea: Znj. Drita, kush është qeni?
Drita: Im bir z.Ardit! Më kanë keqtrajtuar! Jam me urdhër mbrojtjeje! Më kanë rrahur, më kanë goditur, më kanë poshtëruar!
Ardit Gjebrea: Kush të ka rrahur?
Drita: Djali më ka rrahur! Ja ku është edhe urdhri i mbrojtjes atje me kartën!
Pavlina: Ti nuk më ke trajtuar si vajzën tënde, mendove vetëm për djalin!
Drita: Mendova dhe djali im më shpuri në këtë pikë! Ja ku janë tërë kartat, tërë dokumentet atje  nga Policia e Shtetit!

Urdhri i mbrojtjes me vlefshmëri për 6 muaj është lëshuar ndaj djalit dhe nuses. Drita thotë se ajo ka rënë pa ndjenja e madje djali i ka thënë se meritonte më shumë.

Drita: Më kanë goditur znj. Eni! Kam rënë pa ndjenja!
Eni Çobani: Po pse?
Drita: Më kanë goditur për hiçasgjë! Dhe më ka thënë që “unë me kaq të goditur? Të të bëja që mos të të merrte doktor në dorëzim!” Është shumë e vërtetë z. Ardit, ja ku janë edhe kartat!
Pavlina: Mirë ta bëri djali se ashtu e zgjodhe vetë!
Eni Çobani: Jo “mirë ia bëri djali” moj, si mirë ia bëri djali të rrahë mamanë?
Pavlina: Të mbajë djalin se për mua nuk ka menduar fare znj. Eni.

Bashkëshorti i Dritës është në gjendje të vështirë shëndetësore për shkak të një dëmtimi në sy si dhe vuan nga skleroza. Në dokumentet që ndodhen në tavolinën e ndërmjetëses Eni Çobani shkruhet se Drita ia ka dhuruar djalit një pjesë të pasurisë, veprim për të cilin ajo thotë se është kryer gjatë kohës që ka qenë në depresion.

Eni Çobani: Po si është e mundur që të mori djali dhe shkove, ia dhurove.  Shumë mirë, më pas çfarë ndodhi? Kur e more vesh që ia dhurove?
Drita: E mora vesh kur filloi sherri! Më tha “ma dhe mua kartën e shtëpisë, e kishe zemrën të mirë. Ne e kemi të keqe, ne të nxjerrim në rrugë” tha, “por tani ne do të të mbajmë për bamirësi”. Tani të punoj unë, të ngordh e të më mbajë për bamirësi znj. Eni, si është e drejtë kjo?
Eni Çobani: Jam shumë dakord, por si ia ke dhuruar se këtë s’e kuptoj?
Drita: Po s’isha mirë mendërisht po të them, më detyruan!
Eni Çobani: Për çfarë të çoi te noterja?
Drita: Më detyruan, më thanë që këtë kartën do ta bëjmë që të shkojë fëmija në shkollë!

Drita thotë se në vilën që kanë ndërtuar ajo dhe i shoqi, qëndron djali, ndërsa në njërin kat një e moshuar me tri vajzat e saj. Prindërit kanë përfunduar në garazhin e përshtatur si shtëpi.

Përmes një telefonate, djali, Nertili i bashkohet bisedës në studio. Që në fillim ai shpreh mungesë të plotë respekti ndaj nënës dhe thotë se prona është ndërtuar në sajë të babait. Ai thotë se ia ka dhuruar i ati, ndërsa për Dritën shpërthen në ofendime e akuza të rënda për moralin e saj.

Djali e quan nënën “të përdalë” dhe thotë se ka prova e fakte për këto akuza si dhe ndihet i turpëruar prej saj.

Nertil: Ajo është një grua e çmendur, një grua e përdalë, një grua e degjeneruar!
Drita: Phu, jazëk të qoftë o qen!
Nertil: Nuk po dalim dot prej shtëpisë në qytet!
Drita: O qen që ma ke pirë gjakun, o qen!
Eni Çobani: Po si i thua mamasë këto fjalë?
Nertil: I kam mesazhet në telefon, i kam të gjitha!
Drita: Ma ke pirë gjakun o qen!
Eni Çobani: Si mund t’i thuash mamasë këto fjalë ore zotëri?!
Nertil: Po i kam me fakte moj, i kam me fakte!
Eni Çobani: Po si i thua nënës e përdalë?!
Nertil: E përdalë pra është, shumë, shumë e përdalë!
Eni Çobani: Po pse, djalë je ti?
Nertil: Fundi, fundi, fundi i botës! Ato që bën ajo!
Eni Çobani: Nëna jote ë?!
Nertil: Po, po! E kam me fakte!
Eni Çobani: Dhe ti ke marrë dhurim nga nëna jote duke e quajtur nënën të përdalë!

Nertili vijon të ngulmojë se prona e konsiderueshme është dhuruar prej të atit. Ai thotë se nëna e tij bën viktimën dhe vazhdon me akuzat.

Nertil: Ajo bën viktimën, është gruaja më fundërrinë në botë që ekziston them unë! Ajo është nga ato gra që fle me burrin në krevat dhe llafos me dashnorin në telefon! E kam me fakte e të tëra!
Eni Çobani: S’ju lejoj që të flisni për znj. Drita në këtë formë…
Nertil: Janë me fakte, me të tëra!

Sa u përket provave, Nertili deklaron se nëna e tij 60-vjeçare ka marrëdhënie jashtëmartesore.

Nertil: I kam me fakte, me prova, për kokën e dy fëmijëve!
Drita: Çfarë thua ti?! Çfarë thua ti o qelbanik?!
Nertil: Nuk guxoj të dal dot prej shtëpisë në qytet se më tregojnë me gisht!
Eni Çobani: Nertil, të lutem, për çfarë provash flet?
Nertil: Për çfarë provash flas unë?
Eni Çobani: Po.
Nertil: Ajo është mësuar si në fshat, t’i marrë dashnorët, t’i sjellë në shtëpi, por nuk e toleroj atë muhabet unë, sot e mot. Ore është grua 60 vjeç dhe e ka mendjen të… cingrenoset poshtë e përjetë, e do më troç?! Do më troç?! Është grua e përdalë!
Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë!
Nertil: Është e rëndë dhe t’i vijë turp!
Drita: Unë jam 60 vjeçe!
Nertil: O fundërrinë, o fundi i botës!
Drita: Jam grua 60 vjeçe!
Nertil: Ti s’ke turp! Ti na ke turpëruar mua, me burrë…ti je fundi i kazanit!

Sa i përket urdhrit të mbrojtjes që Drita thotë se ka marrë ndaj të birit e nuses pas dhunës prej tyre, Nertili shprehet se nuk e ka dhunuar dhe e ka përfituar pa prova.

Nertil: I kam me fakte, me prova, për kokën e dy fëmijëve!
Drita: Çfarë thua ti?! Çfarë thua ti o qelbanik?!
Nertil: Nuk guxoj të dal dot prej shtëpisë në qytet se më tregojnë me gisht!
Eni Çobani: Nertil, të lutem, për çfarë provash flet?
Nertil: Për çfarë provash flas unë?
Eni Çobani: Po.
Nertil: Ajo është mësuar si në fshat, t’i marrë dashnorët, t’i sjellë në shtëpi, por nuk e toleroj atë muhabet unë, sot e mot. Ore është grua 60 vjeç dhe e ka mendjen të… cingrenoset poshtë e përjetë, e do më troç?! Do më troç?! Është grua e përdalë!
Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë!
Nertil: Është e rëndë dhe t’i vijë turp!
Drita: Unë jam 60 vjeçe!
Nertil: O fundërrinë, o fundi i botës!
Drita: Jam grua 60 vjeçe!
Nertil: Ti s’ke turp! Ti na ke turpëruar mua, me burrë…ti je fundi i kazanit!
Eni Çobani: Nuk të nderon kjo! Nëna jote është Drita Bajlos dhe babai Ramadan Bajlos, nuk i heq dot këto, të lutem!
Nertil: Për babain po, për atë nuk ka shans në botë, nuk dua t’ia di fare!
Eni Çobani: E ke dhunuar nënën? Se ka marrë urdhër mbrojtjeje.
Nertil: E ka marrë pa prova, pa fakte.
Eni Çobani: Po si, ia ka dhënë gjykata pa prova? Vetëm në këtë moment, me gjuhën që keni folur ju,  zonja mund të shkojë direkt të marrë urdhër mbrojtjeje të dytë nga një djalë si ty!
Nertil: Të vejë ku të dojë!
Eni Çobani: Ka hall se i ikën pasuria! Pasuria është e babait dhe e kësaj nëne që i ka duart kallo!
Nertil: Ja, ashtu bën ajo! Dëgjoje vetë!

Në këtë moment, ndërhyn Pavlina, motra e që i kërkon nënës pjesën e saj të pasurisë. Drita shpërthen në ulërima dhe shkon drejt së bijës thuajse për ta goditur, por stafi i programit ndërhyn në kohë. Në ofendimet e tij, Nertili nuk kursen as motrën dhe thotë se është njësoj si nëna.