Sizmologu holandez parashikon një tjetër tërmet në datën 8 shkurt. Ja cfarë shkruan ai ne rrjetet sociale

205
0

Një shkencëtar kërkimor holandez ka guxuar shumë kur thotë se ditën e mërkurë më 8 shkurt 2023 do të bjerë një tërmet i fuqishëm. Ai nuk shprehet për vendndodhjen e supozuar.

Por turbullon shumë fakti se kishte parashikuar para pak ditësh tërmetin dhe valën e goditjeve që kanë përfshirë dje Turqinë dhe Sirinë.

Studiuesi Frank Hoogerbeets, angazhohet në Institutin Kërkimor për Monitorimin e Gjeometrisë midis trupave qiellorë që lidhen me aktivitetin sizmik.

Në një publikim orët e fundit në Twitter ai thotë se duke u bazuar te gjeometria hënore një tjetër tërmet i fuqishëm pritet të bjerë rreth datës 8 shkurt.

“Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe”, shkruan ai në Twitter dhe shton: “Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6”.

Postimi në Twitter

PARASHIKIMI: Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe.

Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6.

Studiuesi njoftoi dhe një videosqaruese për pretendimet e tij.

Më herët, përmes një postimi në Twitter, të katër ditëve më parë, studiuesi pretendoi se një goditje e fortë sizmike me magnitudë 7.5 ballë mund të ndodhte në Turqi midis datave 4-6 shkurt.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordania, Siria, Libani)”, shkroi ai në Twitter më datë 4 shkurt.