Sizmiologia e njohur flet për tërmetin në Shqipëri: Eshtë i ngjashëm me atë në Los Angeles. Ja çfarë ndodhi atje ..

801
0

Të shqetësuar për të mësuar më shumë rreth tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, shumë shqiptarë janë njohur më të nëpërmjet rrjeteve sociale.

Njl nga sizmiologet m të njohur në botë, dr. Lucy Jones, është kujdesur që të bëjë postime dhe të japë udhëzime për shqiptarët në Twitter.

Menjëherë pas tërmetit, ajo shkroi: “Një tërmet i shkallës 6.4 sapo goditi Shqipërinë. Ka të ngjarë të ketë shkaktuar dëme . Goditja ishte pranë bregdetit, aty ka edhe disa qyteza, disa me ndërtesa të çenueshme. Lëkundje mjaft të forta në Tiranë”.

Pasi shqiptarët po përballeshin me lëkundjet e vazhdueshme, ajo bëri një tjetër postim: “Tërmeti shqiptar ka një sekuencë energjetike paslëkundjesh. Se sa lëkundje të tilla mund të prodhojë një tërmet, varion. Shqipëria është shumë normale, por një nga ato më aktivet”.

Dr. Lucy Jones i dërgoi shqiptarët në një blog ku shpjegon se çfarë janë paslëkundjet dhe sa mund të zgjasin.

Duke parë insistimin e shqiptarëve, ajo sqaroi se “Shqipëria duhet të presë paslëkundje për shumë muaj, por niveli do të shokjë në rënie. Ky tërmet është i ngjashëm në shkallë me atë të Northridge në Los Angeles në vitin 1994. Paslëkundja e fundit me shkallë 5 e këtij tërmeti ndodhi tre vjet pas tërmetit të madh”.

E pyetur për mundësinë e një cunami, ajo tha se ky tërmet është shumë i vogël për një çunami domethënës.

Jones thotë se tërmeti ka një paralëkundje, lëkundjen e madhe dhe paslëkundjet. Se çila është paralëkundja përpara tërmetit të madh, kjo është e vështirë të përçaktohet.