Situata jo e mirë nga pandemia, por ç’po ndodh me valutën? Ja sa ka shkuar euro dhe dollari

663
0

Diten e fundit euro dhe dollari amerikan forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 124.29 lekë ose 0.04 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,75 lekë dhe këmbehet në kuotën e 110.47 lekëve.

Në raport me lekun, pozitat i ka forcuar sot edhe franga zvicerane. Franga zvicerane këmbehet me 116.20 lekë ose 0.36 lekë më shumë se një ditë më parë, ndryshe nga paundi britanik që u zhvlerësua me 0.19 lekë dhe këmbehet me 138.58 lekë./ATSH