Moti në Shqipëri – Parashikimi i detajuar
Sot në pjesën më të madhe të territorit mbizotëron diell dhe vranësira të lehta e kalimtare. Pasditja pritet të sjellë rrebeshe të shkurtra shiu në zonat juglindore të vendit.
Temperaturat kanë shënuar një rënie me rreth 2 gradë Celsius në vlerat maksimale të mesditës. Por çfarë pritet në ditët në vijim?
Siç përmendëm, pasditja e sotme do të shoqërohet me reshje të përkohshme në juglindje, ndërsa e mërkura do të sjellë sasi më të pakta reshjesh, kryesisht në zonat lindore. Nga e enjtja deri të dielën, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe pa reshje.
Gjithsesi, kujtojmë se muaji qershor parashikohet të jetë i thatë në përgjithësi. Reshjet, kur të shfaqen, do të jenë të izoluara dhe në formën e rrebesheve afatshkurtra, kryesisht në verilindje dhe juglindje.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë në rënie të lehtë. Nesër (e mërkurë), parashikohet një ulje me rreth 1 gradë Celsius si në mëngjes ashtu edhe në mesditë, në të gjithë territorin. Nga e enjtja deri të dielën, do të ketë luhatje të lehta termike, por me tendencë në rënie, veçanërisht gjatë fundjavës.
Fundjava pritet të sjellë temperatura minimale rreth 13–14°C në mëngjes, ndërsa maksimalet do të zbresin deri në 31°C përgjatë vijës bregdetare dhe 27–28°C në zonat malore. Temperaturat më të ulëta do të regjistrohen në zonat e thella malore.
Pjesa e parë e ditës në fundjavë do të jetë më e kthjellët përgjatë bregdetit, ndërsa në brendësi të territorit do të ketë vranësira të herëpashershme.
Edhe pse reshjet janë të pakta, herë pas here do të shfaqen në zona të izoluara, kryesisht në verilindje dhe juglindje.
Temperatura më e lartë e javës do të jetë ditën e enjte me rreth 36°C në disa zona, por më pas do të kemi një rënie graduale. Megjithatë, gjatë gjithë muajit qershor, temperaturat maksimale në rang kombëtar do të mbeten mbi 30°C – konkretisht nga 30 deri në 32°C, pavarësisht hyrjes së masave ajrore nga verilindja e kontinentit.
Pra, na pret një qershor i nxehtë dhe i thatë, me reshje të pakta e të lokalizuara. Ky ishte parashikimi i motit për ditët në vijim.