Sinoptikaia zbulon surprizat e motit ne vijim. Ja ditët për plazh dhe ditët me breshër?

1338
0

Shqetësim i këtyre ditëve ka qenë temperatura e lartë. Vera ka nisur e nxehtë.

Por kjo javë do sjellë surpriza. Meteorologia e njohur, Lajda Porja parashikon se “dita ka nisur me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Sot pritet të kemi intervale të gjata me diell dhe temperaturat të jenë 35 apo 36 gradë. Duke filluar nga dita e martë dhe deri në fundjavë do të kemi rënie të temperaturave nga dita në ditë duke rikthyer temperaturat normale të stinës ku do jemi në vlerat jo më shumë se 31 apo 32 gradë duke e bërë këtë javë shumë më të freskët krahasuar me fundjavën ku termometri u ngjit në 38 gradë.

Sa i përket motit mbetemi në kushte të qëndrueshme sa i përket ditës së sotme pjesa më e madhe e territorit do të jetë me diell. Dita e martë dhe deri të enjten e gjithë zona malore do të jetë e rrezikuar nga rrebeshë shiu nuk përjashtohet as breshëri. Më e favorshme do jetë pika bregdetare. Priten momente me pika shiu edhe në zona qendrore”.

Por mos u shqetësoni! Nëse gjatë ditëve të javës mund të ketë edhe reshje shiu, në fundjavë koha do të jetë me diell.

“Sa i përket fundjavës pritet që dita e premte dhe fundjava të rikthejë motin e kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat do jenë jo më shumë se 32 gradë”.