Si u prish martesa disavjeçare e Besit dhe Xhensilës, ja kush e mori vendimin për ndarjen

1364
0

Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, i kanë dhënë fund pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.

Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që dyshja flitet për një ndarje, ndonëse këtë herë divorci është pranë zyrtarizimit. Vetëm pak muaj më parë, aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Çifti, disa herë janë përballur me thashetheme në mediat rozë se janë ndarë, dhe aktori tregon se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë. “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.

Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja”.

Por tashmë, që ndarja është zyrtarizuar, të dy kanë vijuar me angazhimet e tyre.
E kushtëzuar nga lajmet që qarkullonin rreth një lidhjeje të re të saj, këngëtarja ka bërë një ndër reagimet e saj më të ashpra. Reagimi i artistes ka ardhur, pasi siç shkruan ajo dikush i ka dërguar një video të një personi që hedh baltë mbi emrin e saj.

Xhensila Myrtezaj shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Sapo më nisën një video që një monstër ‘Tik Tok’-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ia kam dëgjuar kurrë.

Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në “insta story”. E tashmë që dy personazhet e njohura i kanë ndarë rrugët si çift, kanë ndarë edhe drejtimet në karrierën e tyre, ku Xhensila do të fokusohet te muzika dhe Besi te televizioni./ Top Channel