Si ta shndërroni pasionin tuaj në një biznes fitimprurës?

466
0

Kur filloni një biznes të ri, frika, pasiguria dhe dyshimi në vetvete janë të gjitha ndjenja të papërpunuara që njerëzit përjetojnë.

Është e frikshme dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Sipërmarrës të të gjitha moshave dhe me nivele të ndryshme përvoje ballafaqohen me pyetjet e brendshme.

Si një sipërmarrës, shtohet presioni për të qenë i suksesshëm jo vetëm për shkak të punonjësve, partnerëve apo investitorëve që mbështeten te ju, por më së shumti për shkak se ju po dëshmoni veten, familjen dhe miqtë tuaj se ideja juaj është e denjë dhe se ju keni aftësinë për ta bërë atë të ndodhë.

Një sondazh i kryer nga WeeblyWake field Research zbuloi se një e treta e amerikanëve kanë më shumë frikë të fillojnë biznesin e tyre se sat ë hidhen nga një aeroplan.

Frika është ajo që po dëmton idetë, ekonominë dhe rritjen e vendeve të punës.

Pra çfarë i shkakton frikë një sipërmarrësi? Si e kapërcejnë ata këtë dhje gjejnë guximin për të ndërmarrë atë hap të parë?

Më poshtë do të gjeni disa nga këto mënyra

Vendosni qëllime të arritshme

Nëse që në fillim vendosni disa qëllime që si fillim nuk do të mund t’i arrini kjo është dhe arsyeja pse ju zë paniku. Në fillim vendosni qëllime të vogla dhe të arritshme dhe përqendrohuni t’i bëni realitet. Kështu do të ndiheni të realizuar me veten tuaj dhe do të jeni optimist për të vazhduar edhe më tej.

Përqendrohuni të ktheni pasionin tuaj në biznes

Gjithçka që bëhet me pasion rezulton në sukses. Ju padyshim nuk mund t’i futeni një biznesi nga i cili nuk merrni vesh. Por nëse i futeni një biznesi nga i cili merrni vesh dhe për më tepër e keni pasion atëherë keni bërë zgjedhjen e duhur. Një ide sado e vogël qoftë në rast se e bëni me pasion do të arrini të keni sukses.

Hiqeni nga mendja idenë se ekziston një ekuilibër i përsosur punë dhe jetë.

Ju jeni duke u përgatitur për të derdhur shumicën e kohës dhe energjisë në fillimin e një biznesi pasi nëse nuk e bëni këtë do të jetë shumë e vështirë të arrini të keni sukses. Kur të filloni do t’ju duhet ta harroni për pak kohë jetën personale dhe disa kënaqësi të caktuara dhe duhet të jeni të përgatitur shpirtërisht për këtë fakt.

Të treja këto hapa mund të duken fare të thjeshta por për një pjesë të mirë të njerëzve janë të vështira për t’u zbatuar. Kini parasysh të mos ngatërroni jetën personale me atë profesionale. Të zbuloni në të vërtetë pasionin tuaj dhe qëllimet tuaja të jenë të një individi me këmbë në tokë. Vetëm kështu do të arrini të jeni një sipërmarrës i suksesshëm.

V.H/SCAN