ryeministri Edi Rama ka humbur toruan dhe është shfaqur i tensionuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, teksa gazetarja Rudina Xhunga i ka përmendur vëllain Olsi Rama dhe kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Xhunga u shpreh se thuhet se pas basteve online fshihet Olsi Rama dhe autobusët e Durrësit kanë reklamat e kompanive të basteve.
Debati:
Xhunga: Unë përmenda emrin e Dakos për shkak të autobusëve të Durrësit me reklamat e basteve.
Rama: Po mirë mo, si s’ju vjen turp. Një gazetar nuk vjen në studio këtu dhe të marrë peng teleshikuesit.
Xhunga: Më kanë bërë përshtypje, i kam parë i kam bërë edhe lajm.
Rama: Ç’janë këto, është ofenduese për profesionin tuaj të flisni me hamendje. Autobusat janë linja private dhe nuk pyesin bashkinë se çfarë reklame të bëjnë. Pra ti duhet të bësh investigimin pas asaj që ke parë. Mos flisni me hamendje.
Xhunga: Është ofenduese për qytetarin që reklamat të bllokojnë autobusët.
Rama: Po mirë mo, si s’ju vjen turp. Një gazetar nuk vjen në studio këtu dhe të marrë peng teleshikuesit.
Xhunga: Jo është ofenduese për qytetarin që dritaret e autobusëve të bllokohen me lojëra bixhozi.