Kemi shkuar në Korçë, për të takuar Spiro Naumin, 86 vjeç dhe Liljanën 77 vjeçe, dy bashkëshortë, që kanë 58 vjet të martuar.
Marrëdhënia e tyre, siç ata pohojnë, fatkeqësisht është krisur. Të moshuarit thonë se nuk kanë vendosur të divorcohen, por të mos jetojnë më bashkë në banesën e tyre.
Prej disa kohësh secili banon në dhoma të ndara, ndërsa Spiro i kërkon bashkëshortes, që të lirojë dhomën dhe të largohet.
“Në 2023, bashkëshorti se unë isha me djalin e madh se ishte në Gjermani dhe vija këtej që haja mëngjesin. Bëja andej dhe kaloja këndej. Në 6:30 kur vij unë gjej divanet të nxjerrë. Bashkëshorti më kishte nxjerrë, me një punëtor. Më përpara shumë mirë kemi shkuar. Edhe fjalët që thotë i kam bërë shumë lëshime sepse burri nuk i thotë gruas as shërbëtore, as kështu të bëjë se s’bën, unë jam pronar. Pse ai është pronar dhe unë s’jam pronare?”, shprehet nënë Liljana.
Liljana, nga ana tjetër shprehet, se pasuria është e përbashkët, ndaj nuk ka ndërmend të ikë. 86-vjeçari pretendon se mungesa e raportit intim prej gati 20 vitesh, ka sjellë në këtë situatë.
“Unë banoj këtu, zonja banon atje. Unë kam dy shtëpi. Ishte bashkëshortja. Grua ishte, grua le të mbetet, por në letër mbetet. Unë kam 6 hyrje, si mund të rri këtu në këtë dhomë? Domethënë të izolohem unë? Ajo është për vete, atë e ndihmojnë kur ngarkohet, nipërit thërret. Vetë lahem, vetë mirëmbahem”, thotë zoti Spiro.
Ndërsa sipas Liljanës, ajo nuk i plotësonte dot nevojat, pasi ishte e zënë me rritjen e nipërve e mbesave.
“Mbaja 4 fëmijë. Nuk kisha mundësi të rrija me atë unë. O do mbaja fëmijët, o do rrija me atë… që të kisha marrëdhënie intime me të. Isha shumë e tejlodhur, unë duhet të rrija mirëmbaj fëmijët. Kisha dhe dyqan. Le të kërkonte. S’kërkonte gjë dhe ai. Mjaftonte mos u preukoponte me punët e shtëpisë. Tashi iu kujtua. Ai dëgjon marrëdhëniet me seks. Ule zërin se të dëgjojnë nipërit, është turp. Nuk po i bën njeri shamatë, vetë është i lirë ama mos të kërkojë nga unë qiqra në hell”, thotë nënë Liljana.
“Stop” i vuri përballë dy të moshuarit, për të kuptuar problematikën dhe synuar gjetjen e gjuhës së përbashkët.
Liljana: Kur do ai të flasë flet. Kur s’do, mbylle gojën ti se unë jam pronar.
Gazetari: Zoti Spiro pretendon që ti do të ndahesh?
Liljana: Jo.
Spiro: Është ndarë more, çfarë llafos ti. Është ndarë more, pensionin e ha vetë. Nuk paguan as drita, as ujë.
Liljana: Për kë i konsumoj dritat dhe ujë?
Spiro: Pse më rri ti mua këtu për të shfrytëzuar dritën, ujin dhe atë?
Liljana: Për të bërë shërbim ty, të të laj ty.
Spiro: Unë kam dy shtëpi. Njërën të vesh të banosh ti, njërën do rri vetë. Edhe këtu do fus shërbyesin.
Liljana: Jo këtu do të jesh më vete që unë të mos shoh çfarë veprimesh bën ti. Pse duhet të më përcjellësh nga shtëpia kur unë kam punuar me këto krahë, kam ndërtuar tre palë shtëpi siç thua ti. Unë kam investuar për këto shtëpi. Kam punuar tërë jetën, ta kam dhënë ty dhe qindarkën e fundit.
Gazetari: E do zonjën?
Liljana: E do për yzmeqare.
Gazetari: Ti e do burrin?
Liljana: E dua dhe nuk ndahem unë tani nga burri sepse unë jam, po them do bëhem stërgjyshe.
Spiro: Ka shumë qëllime të liga.
Gazetari: Mos ke qëllime të tjera ndoshta për të marrë grua tjetër?
Spiro: Nuk kam. Po të kisha marrë do e kisha marrë. Ajo s’ka pse rri.
Gazetari: Ajo të do zoti Spiro!