Si një tjetër planet! Ky është vendi me kulla të larta, ku s’ka këmbë njeriu (Foto)

2183
0

Këto pallate të larta duken sikur janë ngritur vetë në shkretëtirë. S’ka ka pemë, s’ka ka makina, as stacione autobusi, as parqe, as kënde lojrash dhe mbi gjithçka nuk ka as njerëz. Asgjë që të tregojë jetë. Vetëm kulla.

Në një tokë shterpë, 50 km larg kryeqytetit Iranian, projekti Mehra Mer në Pardis ka qenë në ndërtim e sipër për shumë vite dhe nga të gjitha llogaritë duket se gjërat nuk po shkojnë aspak sipas parashikimeve.

Që në vitin 2014, The Guardian raportonte se kullat e qytetit Pardis, faza 11, janë fan.tazmat e një skeme të gjerë ndërtimi, dikur e shpallur si kurorëzim i arritjeve të presidencës së Mahmoud Ahmadinejad.

Ndërsa tani ato fajësohen si strukturat që i kanë “vënë lakun në fyt” ekonomisë iraniane. Imazhet satelitorë të vitit 2019 tregojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ende nuk ka makina, as njerëz dhe asnjë shenjë jete,.

Megjithatë, shteti i Iranit nuk është i vetëm në projektet e dështuara të ndërtimit. Kina ka gjithashtu qytetet e saj fantazmë ashtu si Egjipti me rrënojat e hoteleve të papërfunduara në shkretëtirë. Përshtati: J.H/ dritare.net