Si nëpër filma/ Grabiten 1 milionë euro në mes të ditës nga makina e blinduar

50
0

Skenar i denjë për një film aksion ishte ai i grabitjes së 1 milionë euro nga një makinë e blinduar në Larvio të Greqisë.

Mediat helene kanë nxjerrë detaje të reja nga grabitja në mes të qytetit.

Grabitësit kishin ndjekur makinën e transportit të parave dhe pritën momentin e duhur për ta sulmuar.

Gjatë kohës që makina e blinduar ka ndaluar para një dyqani lodrash për të mbledhur paratë, një tjetër mjet i është afruar me shpejtësi dhe me mjet prerës i ka çarë gomat, ndërsa grabitësit të armatosur dhe me maska i kanë bërë presion punonjësit që të hapte dyert e makinës së blinduar nga ku kanë marrë 1 milionë euro.