Si kukull! Vdekja misterioze e 13-vjeçares shqiptare në Itali, zbulohet video ku ajo dhunohej barbarisht nga i dashuri!

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila në Itali vazhdon te mbetet misterioze dhe dyshuese. Edhe pse u tha se ajo u vetëhodh nga kati i 7 ku jetonte, familjarët e saj pretendojnë se e kanë vrarë.

Motra e Aurorës është e bindur se motrën e saj e ka vrarë i dashuri i saj M.S, 15 vjeç i cili është nën hetim për vrasje me dashje.

Së fundmi mediat e huaja shkruajnë se në duart e hetuesit tashmë ndodhet një video, ku tregon se si 15-vjeçari godet dhe dhunon 13-vjeçaren në një stacion autobusi.

Vajza është shpëtuar nga duart e 15-vjeçarit, pasi kanë ndërhyrë disa bashkëmoshatarë. Gjithashtu, hetuesit kanë arritur të zbardhin pjesërisht dinamikën e lëvizjeve të vajzës ditën e ngjarjes, para se të humbte jetën.

Sipas mediave italiane, 15-vjeçari ishte shumë xheloz dhe ndaj shpërthente ndaj vajzës në dhunë.

Pas incidentit, M.S. kishte shkuar në një lokal aty pranë, ku kishte thirrur shërbimet e emergjencës duke pretenduar se ajo kishte kryer vetëvrasje.

Motra e Aurorës është e vendosur të vazhdojë të luftojë për të drejtat e motrës së saj dhe të sigurojë që drejtësia të bëhet.

Ndërsa për La Stampa motra deklaroi se një herë ish-i dashuri M.S., shkoi në shkollë dhe në shtëpinë e tyre për ta takuar, edhe pa qenë i ftuar ku i ka rrëmbyer celularin nga xhelozia dhe tregon edhe për një shuplakë.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.