Zbulimi dhe arrestimi i ish-oficerit të Forcave Speciale greke Efthymio Efthymious ishte një punë e mirëorganizuar e forcave ligj zbatuese në vend, e ndihmuar deri diku edhe nga gabimet e bëra nga vetë grupi i vrasëve me pagesë, të cilët dyshohet se ekzekutuan Devi Kasmin.
Duket se deri sa arriti tek personat në fjalë, policia ka ecur të dy linja duke u siguruar që të kapë pikërisht ata që ishin të përfshirë.
Albeu.com mëson se ndërkohë që policia kishte rënë në gjurmët e grupit dhe po e mbanin atë nën mbikëqyrje për të zbuluar të gjithë anëtarët si edhe bazën ku fshiheshin, kanë hedhur në qarkullim emrin e Domalt Konjarit si të dyshuarin kryesor për vrasjen.
Kjo, sipas burimeve të Albeu.com u bë për të mundësuar që grupi i vrasësve me pagesë të vepronte lirisht duke menduar se po hetohej në drejtim tjetër për vrasjen e Devi Kasmit dhe kjo ndaj atyre.
Në këtë mënyrë, grupi bëri disa “gabime” të tjera duke lëvizur shpesh në drejtim të bazës së tyre, ndërsa u kapën tërësisht të papërgatitur teksa lëviznin me makinë rrugëve të Tiranës.
Policia arriti tek grupi në fjalë përmes krehjes së emrave të vrasësve të dyshuari me pagesë që operonin në Tiranë, të cilat korrepondonin edhe me dëshminë e familjarëve të Kasmit se i afërmi i tyre kishte debatuar disa ditë para krimit me një person të huaj, të gjatë dhe me mjekër.