Si e vlersoni Agron Llakajn nga 1-10 ? Ju pelqen humori i tij ?
Agron Llakaj ka lindur në qytetin Memaliaj të rrethit Tepelenë, në 24 prill 1960. Studimet e Larta në Akademinë e Arteve i kreu në vitet 1987-1991. Aktivizimet e tij kanë qënë intensive si i ftuar special në programet e “12 në Hollivud”, “12 vallëzime pa një të shtune” dhe “12 jave rreth fatit” etj.
Në transmetimet e spektakleve televizive më të shikuara si ajo e “Telebingo”, Llakaj ka qënë prezent prej viteve 1996 -2002. Ai ka bashkërealizuar filmin “Titaniku” me TV Klan në vitin 1998 dhe aktualisht është drejtor artistik, prezantues, moderator dhe aktor i spektakëlit të humorit “Al pazar” ne Vizion Plus. Nderuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.