Si do të ‘paralizohet’ e gjithe Shqipëria te enjten, zbulohet plani i opozitës

539
0

Koalicioni opozitar ka paralajmëruar se nesër do të ketë protestë.

Protesta nuk do të zhvillohet më para Parlamentit, por do të bllokohen rrugët kombëtare.

Të enjten mësohet se nga ora 18:00 deri në orën 19:00 do të ketë bllokim të rrugëve në kuadër të protestës.

Protestuesit do të bllokojnë rrethrrotullimin e Milotit, atë të Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi i Sheqit në Fier, sheshin Shqiponja në hyrje të Tiranës si dhe aksin Durrës-Plepa-Rrogozhinë.

“Ditën e sotme zhvilluam mbledhjen e rradhës të kryesisë së Partisë Demokratike,dega Shkodër.

Në fokus të diskutimeve të kësaj mbledhjeje ishte bllokimi që do të bëhet njëherësh në disa akse kryesore të Shqipërisë,në formë proteste.

Kjo protestë do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:00. Do të jemi të gjithë bashkë në hyrje të autostradës në Milot. Kjo është mënyra e vetme për të larguar këtë qeverisje dhe ne nuk kemi në plan të bëjmë asnjë hap pas në rrugën që kemi marrë drejt rrëzimit të saj”, – thuhet në njoftimin e PD-së së Shkodrës.