Si do të jetë moti në fundjavë? Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

422
0

Doni të dini se si do të jetë moti për sot dhe nesër?! Sipas parashikimeve të Meteoalb përgjatë kësaj fundjave në të gjithë territorin do të dominojnë kthjellimet në pjesën më të madhe të orëve, por vranësirat paraqiten kalimtare.

Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta gjatë natës dhe orët e para të ditës por mesdita mbetet me temperatura relativisht të larta ku maksimumi në zonat malore varion nga 16 – 20°C.

Ndërkohë ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, pritet që maksimumi termik të ngjitet mbi 25°C.