Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha përmes një deklarate zyrtare ka bërë me dije se provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online.
Ky vendim vjen vetëm pak minuta pas daljes publike të Komitetit Teknik të Ekspertëve në kuadër të masave shtrënguese për të minimizuar shtimin e rasteve të reja dhe vdekjeve nga virusi Covid-19.
Ai gjithashtu thekson se provimet do të kryhen në auditor vetëm në rast se e miraton Komiteti Teknik i Ekspertëve.