Shumë vite pas, njësoj si dikur: Ermal Mamaqi bën bashkë Gent Zenelajn dhe Jul Dedën!

614
0

Koha kur Julian Deda dhe Gent Zenelaj nuk flisnin mesa duket ka përfunduar! Lajmin e pajtimit mes tyre, e ka bërë miku i tretë historik, Ermal Mamaqi përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram-it.

Orë më parë, ai postoi këtë foto që prej shumë kohësh nuk e shihnim.

Juli, Genti, Ermali: të tre bashkë si dikur kur ishin pjesë e “The SHBLSH”!

“Po sikur të vijë një film me këta 3 çunat? A thua do shkoje ta shihje në kinema?”- shkruan Mamaqi duke na bërë kështu të mendojmë se në filmin e ri do t’i shohim sërish bashkë 3-en e dikurshme.

Nuk e dimë nëse ka qenë Ermali ura e pajtimit mes Gentit dhe Julit, të cilët që prej disa vitesh kishin humbur komunikimin me njëri tjetrin.

Asokohe u tha se shkak u bë bërë largimi i papritur i Gent Zenelajt nga “Apartamenti 2XL”, veprim të cilin Deda e quajti si “lënie në baltë”.

“Gjërat kanë ndodhur dhe s’është mirë të jetosh me kufoma në dollap. Magjia u prish që pas largimit të Ermalit. Debatet filluan sepse donin të fusnin Albanon në vend të Ermalit, por vendin e Ermalit e ka vetëm ai. Nëse një ditë do të ketë “SHBLSH, ata do të jenë Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Asnjë tjetër.”- u shpreh Genti në korrik të 2017-ës, i cili duket se e paska ndjerë që rikthimi s’do të vononte njësoj siç e përshkroi apo ndoshta dhe më mirë.