Skip to content

Shtyhen Datat e Regjistrimit për Lotarine Amerikane DV-2027, Njoftimi i Departamentit të Shtetit

    Zyra e Çështjeve Konsullore të Departamentit Amerikan të Shtetit ka bërë të ditur se datat për periudhën e regjistrimit të programit Diversity Visa (DV) 2027 do të publikohen gjerësisht gjatë muajve në vijim, pas vonesës së hapjes së procesit në datën e zakonshme në fillim të tetorit tranmeton shqiptari.net.

    Në njoftimin e fundit të publikuar në Visa Bulletin të nëntorit, Departamenti tha: “Datat për periudhën e regjistrimit për programin DV-2027 do të publikohen gjerësisht në muajt që vijnë. Të interesuarit duhet të kontrollojnë faqen zyrtare të Department of State’s Diversity Visa në muajt në vazhdim.”

    Mbetet ende e paqartë nëse ky deklarim paralajmëron një njoftim të afërt apo është një frazë standarde e përdorur në vitet e kaluara.

    Ne njoftim gjithashtu thuhet se 1590 persona nga Shqipëria janë përfshirë në fazën e përzgjedhjes se DV-2026 dhe janë në procesin e aplikimit për vizë emigracioni në SHBA përmes programit Diversity Visa

    Diversity Visa programi shpërndan 55,000 viza në gjashtë rajone gjeografike, me një kufi prej 7% për çdo vend.

    Në intervistat për vizë, aplikantët kryesorë duhet të provojnë se kanë përfunduar high school ose kanë dy vjet përvojë pune në një profesion me trajnim të posaçëm gjatë pesë viteve të fundit.

    Një ndryshim i rëndësishëm për ciklin DV-2027 është vendosja e tarifës elektronike të regjistrimit prej 1 dollar, e cila duhet paguar në momentin e aplikimit. Departamenti nuk ka konfirmuar nëse kjo tarifë ka qenë arsyeja e vonesës së regjistrimit.

    Tarifa e re synon të ndihmojë në shpërndarjen më të drejtë të kostove të menaxhimit të procesit dhe të frenojë regjistrimet spekulative. Deri tani, këto kosto mbuloheshin nga tarifa prej 330 dollarësh që paguhet vetëm nga personat e përzgjedhur për vizë.

    Departamenti i Shtetit do të njoftojë zyrtarisht datat e regjistrimit dhe detajet tjera në faqen zyrtare travel.state.gov dhe në Regjistrin Federal sapo të jenë përcaktuar./shqiptari.net/