Shtrenjtimi i preshit; Fermerët: Jemi me fat, por vitin tjetër do e hedhim në kanal

608
0

Një vit më parë fermerët e Myzeqesë e hodhën preshin në kanal. Ndaj shumë prej tyre nuk mbollën më presh këtë vit.

Por këtë dimër, bashkë me qepën e njomë e të thatë, edhe çmimi i preshit u shtrenjtua.

Në Qerret të Lushnjës kanë mbjellë më pak presh këtë vit. Por fermerët janë të vetëdijshëm se ky vit është i rrallë dhe ndihen sikur kanë fituar lotarinë me çmimin e preshit që në tregun e pakicës shkon deri në 150 lekë kilogrami.

“Ja u kenaqëm sivjet ne, po mot ku do vemi”, shprehet një fermer.

Në këtë fshat të myzeqëse askush nuk i gëzohet çmimit të lartë të preshit. Fermerët e dinë se vitin tjetër fare mirë i gjithë mundi i tyre mund të përfundojë sërish në kanal.

Mbjelljet pa planifikim dhe në varësi të anomalive të tregut, mungesa e një çmimi bazë i ekspozojnë ata ndaj një rreziku që përsëritet çdo vit.