Shtohen rastet me autizëm, habit mjekja: Faktori kryesor është..

89294
0

Numri i fëmijëve me autizëm po shtohet, e ndërkohë sfida e rritjes së tyre bëhet gjithmonë e më e vështirë për prindërit.

Diagnostikimi i autizmit bëhet që në moshën 2-3 vjeçare, por ka simptoma që mund të shfaqen edhe më herët sipas specialistëve.

“Pjesa kryesore që prindërit shikojnë është komunikimi gjuhësor, pra pjesa e fjalëve tek fëmija, duke qenë më e dukshme, por një sy kritik arrin të shikojë dhe vështirësi të tjera që fëmija has si me zhvillimin e sjelljes si me pjesën motorike. Kanë vështirës për të luajtur me lojërat”, thotë Aurora Lushej.

Aurora Lushej, logopede shprehet se janë disa faktorë që ndikojnë në shfaqjen e këtij çrregullimi te fëmijët.

“Faktori kryesor është gjenetike dhe padyshim faktorët ambiental siç është ndotja, ndotja ambientale ekspozimi para metaleve të rënda, ushqime që janë të modifikuara gjenetikisht. Vihet re edhe një rritje e konsiderueshme e fëmijëve te prindërit që kanë moshë të vjetër, por edhe që te prindërit që kanë një diferencë të konsiderueshëm të moshës ndërmjet tyre”, thotë logopedja.

Autizmi është një çrregullim neurozhvillomor që prek mënyrën se si fëmija sillet apo komunikon. Një në 68 fëmijë janë të prekur nga çrregullimi i autizmit në vendin tonë.