Shtimi i rasteve të reja, OBSH e shqetesuar: Disa vende po përballen me valën e dytë..

489
0

Se fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh e shqetësuar për faktin se disa shtete po përballen më vështirësi në lehtësimin e kufizimeve, mes rritjes së rasteve me koronavirus.

Drejtori Ekzekutiv i Programit të Emergjencave në OBSH, Michel Ryan, tha se disa shtete po përballen që tani me një valë të dytë apo shpërthim të ri të pandemisë.

“E para dhe më e rëndësishmja është se pjesa më e madhe e botës vijon të jetë në grahmat e valës së parë të kësaj pandemie. Disa vende në Evropë, në Azinë Jug-Lindore dhe Amerikën e Veriut e kanë tejkaluar pikun e valës së infektimeve dhe po bëjnë hapa graduale drejt rikthimit në normalitet. Por, shtimi i rasteve në disa vende, mund të përfaqësojë një valë të dytë ose një shpërthim të ri. Në fjalë të tjera, nuk patëm një situatë kur sëmundja arriti në një nivel të ulët, e ruajti këtë nivel e më pas u rikthye më vonë. Me shumë gjasë ka ndodhur për shkak të rihapjes së shoqërisë, ripërzierjes së njerëzve dhe mosrespektimit të distancimit social”, u shpreh Michael Ryan.