Shteti nuk iu pergjigj, fshati nuk pranon të braktisë vendin, vetëfinancojnë rrugën, mesazhi i djemve emigrantë..

218
0

Ndërsa të gjithë fshatrat vuajnë shpopullimin dhe i janë dorëzuar këtij fati, krejt e kundërt apo ndodh me banorët e Vranishtit në bashkinë e Himarës.

Emigrantët nga ky fshat brenda dhe jashtë vendit kanë vendosur të financojnë vetë, secili sipas mundësisë së tyre dhe kanë filluar të riparojnë rrugën prej afro 3 km që lidh fshatin e tyre me aksin e Lumit të Vlorës.

Ka mjaftuar një bisedë në fshat dhe më pas thirrja e lëshuar në rrjetet sociale ka marrë përgjigje nga qindra Vranisht as që nga vendet e Evropës e deri nga Kanadaja e largët.

Riparimi i rrugës dhe më pas edhe vendosja e ndriçimit, shpresohet që jo vetëm të ndalojë shpopullimin, por të rikthejë banorët e Vranishtit dhe pse jo të zhvillojë edhe turizmin.

Me rikonstruksionin e rrugës së fshatit, Vranishti afrohet edhe më shumë me bregdetin e Himarës, pasi rruga përshkohet në vetëm 20-25 minuta.