Shteti nuk i jep pensionin prej 8 vitesh, “Mjeshtri i madh” Jorgo Papingji preket në studio: Ju lutem më tregoni..

1547
0

Ai është autori i qindra teksteve muzikore dhe jo vetëm por i nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, Jorgo Papingji prej 8 vitesh ende nuk e ka marrë pensionin që i takon.

Në jë intervistë të dhënë në Vizioni Plus, Jorgo e cilësoi këtë moment të jetës së tij si një peng dhe se ende askush nuk i ka dhënë shpjegim se ku shkon pensioni i veçantë që i takon atij prej 8 vitesh që nga marrja e titullit.

Mes emocionesh dhe përulësisë që e karakterizon një artist si ai, u shpreh :

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra , fleta nderi, fleta lavdërimi. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dalë ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë.

Më tej ai tha se: Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vde kjes. Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin. Nuk e di arsyen, cila është mënyra e vlerësimit, kush e pengon këtë gjë !  Dua të them që më jepet apo nuk më jepet pensioni i veçantë unë pensionin e marrë në çdo takim me njerëzit, në cdo tavolinë që rri me njerëzit , në cdo rrugë që kaloj, me mijëra përshëndetje nga njerëzit e thjeshtë dhe të natyrshëm edhe nganjëherë  ku bie rasti ju them që nuk e kam marrë pensionin, më thonë: “ Ti se ke marrë pensioni! Si ka mundësi..”- përfundoi Papingji.

Edhe pse me mijëra pensionistë të tjerë kanë probleme me pensionet në Shqipëri, duket e pabesueshme që një artist, një mjeshtër i muzikës si Jorgo Papingji të jetë lënë në harresë në shkresat e institucioneve, megjithatë ai nuk ka hezituar ti drejtojë një lutje gjithë atyre që mund të jenë në dijeni të kësaj procedure.

“ I lutem atij që e ka në dorë këtë punë, të më thotë çfarë duhet të bëj unë tjetër akoma, për të arritur të marr pensionin”, është shprehur mes emocioneve Mjeshtri i Madh i muzikës.