16.5 C
Tirana

‘Shteti dështoi të mbronte një tjetër vajzë të re’

Date:

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi reagoi në lidhje me ngjarjen e rende të ndodhur dje në mëngjes në Tiranë.

Sipas Vokshit, ngjarja në Tiranë ndodhi për shkak të neglizhencës së institucioneve.
Vokshi shkruan në një shënim në Facebook, se policia e Shtetit është “në përndjekje të liderit të opozitës z. Basha, në përndjekje të dëshmitarëve x, apo gazetarëve të guximshëm, e jo të fëmijëve tanë”!

Reagimi

Sot, Shteti dështoi të mbronte një tjetër vajzë të re!!!

Një tjetër vrasje e dyfishtë ndodhi në Tiranë për neglizhencë të institucioneve.

Një 19 vjeçareje ju morr jeta, vetëm pse refuzoi… 19 vjet sakrifica të prindërve për ta rritur e edukuar…e dikush tjetër mendon, që ka të drejtë të t’i marrë…!

Po institucionet shtetërore ku ishin??? Pse nuk e parandaluan??? Ku është Mekanizmi i Referimit??? Pse nuk funksionon???

Mediat njoftojnë se gjimnazistja e vrarë sot, disa herë kërkoi ndihmë në polici, se përndiqej nga autori i kësaj ngjarje.

Por thirrjet e saj për të jetuar nuk u dëgjuan dhe autoritetet përgjegjëse në Policinë e Shtetit për luftimin e dhunës dhe krimeve në marrëdhëniet familjare, dështuan në parandalimin e vrasjes së dyfishtë.

Në komunikatën e Policisë për ngjarjen nuk thuhet në asnjë rresht, se 19-vjeçarja u kishte kërkuar ndihmë dhe ata nuk e mbrojtën.

Policia e shtetit në vend që të mbrojë qytetarët është vënë në mbrojtje të Ministrave apo ish ministrave të Brendshëm…në mbrojtje të bandave e të “peshqve” të mëdhenj.

Policia e Shtetit është në përndjekje të liderit të opozitës z. Basha, në përndjekje të dëshmitarëve x, apo gazetarëve të guximshëm, e jo të fëmijëve tanë!

Bëj thirrje për hetim të thelluar të ngjarjes dhe përgjegjësi të plotë për çdo nëpunës shtetëror, të çdo institucioni, hallkë e Mekanizmit të Referimit, që neglizhoi thirrjet për ndihmë të vajzës 19 vjeçare, që u vra brutalisht në zonën e “Don Boskos”.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.