Shtete evropiane zbusin me tej kufizimet

291
0

Dy prej shteteve me te prekura, Italia dhe Spanja janë pjese e një numri vendesh evropiane që do të zbusin akoma më tej kufizimet duke filluar nga dita e sotme.

Pjesa më e madhe e bizneseve në Itali, përfshirë baret dhe parkureitë do të mund të hapen pas më shumë se dy muajsh mbyllje totale.

Edhe vendet e besimeve fetare si kishat apo edhe xhamite jane hapur diten e sotme per te kryer aktivitetet fetare, por me masa strikte për distancimin social dhe besimtarët duhet të mbajnë maska mbrojtëse.

Por zyrtarët e shëndetësisë në vend kanë paralajmëruar për rreziqet në vazhdim të tubimeve të mëdha sociale. Pjesa më e madhe e njerzve dolën nga izolimi në fund të javës nw Spanjë. Uljet në ambjentet e jashtme të bareve dhe restoranteve lejohen nga e hëna e po ashtu edhe takimet familjare dhe ato mes miqve, me kusht që të mos ketë më shumë se 10 persona të mbledhur së bashku. Në Madrid dhe Barcelonë, bashkë me disa pjesë në veriperëndim, shumica e kufizimeve do të qëndrojnë në fuqi por dyqanet e vogla do të lejohen të rihapen.

Vendi tani është shumë pranë ndalimit të transmetimit të virusit, tha shefi i qendrës së emergjencës shëndetësore të dielën. Por ai paralajmëroi se rreziku i një vale të dytë rastesh është akoma shumë i madh.  Masat pasojnë rënie të vazhdueshme të numrit të përditshëm të viktimave. Të dielën, Italia regjistroi numrin më të ulët të viktimave ditore që kur ajo hyri në izolim në mars. Ndërsa në Spanjë, numri i viktimave ra për herë të parë nën 100 që kur vendi njoftoi masat e kufizimit. Por, zyrtarët paralajmërojnë se vetëkënaqësia ndaj ecurisë së pandemisë mund të cojë në një valë të dytë infeksionesh.

Në vende të tjera të Evropës, Belgjika rihapi shkollat fillore dhe të mesme, nën kushte strikte. Portugalia, Greqia, Danimarka dhe Irlanda po ashtu janë mes vendeve që do të lehtësojnë masat e tyre po ashtu.