Skip to content

Do ti marri shtëpinë, vajza rreh babain 88 vjeçar, nipin e filmon!

    Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh, duke i thënë se do t’ia kthente, kur t’i zinte dora lekë. 

    “Stop” u rikthye në Korçë, pasi Nazmiu është përballur me të bijën në 22 Shkurt 2025, pas dy vitesh që nuk fliste me të. Vajza, Kostandina Hasa e ka dhunuar të atin në shtëpinë e tij, duke hyrë me forcë në banesë.

    “Ishte ora 16:00, unë sipas moshës kisha atë dremkën e moshës këtu dhe dëgjoj që troket. Unë në fakt derën e hap sepse vjen ajo komshia e katit të tretë që më mat tensionin dhe hapa derën. Kur hapa derën dera u hap me forcë shumë të madhe saqë ndjeva dhimbje në supin e djathtë. Kur, shikoj që Konstadina po mbante derën me forcë kurse i biri mbante telefonin lart dhe më thoshte “rri urtë se po të inçizoj, dale të hyj brenda”. Vetëm kur tha ajo e katit të tretë “çfarë bëni me të moshuarin kështu”, atëherë u lirua dera dhe unë e mbylla”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

    Si të mos mjaftonte kjo, Kostandina ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga i ati 88-vjeçar, me të cilin është dhe në proces gjyqësor, pasi ka dashur t’i marrë shtëpinë me dokumente të falsifikuara.

    Një komshi, dëshmitar i situatës së dhunës tregon se ishte Kostandina, ajo që tentoi hyrjen me forcë në banesën e babait të moshuar.

    “Isha në shtëpi, kur papritur dëgjoj zëra, të bërtitura, llahtari. Nuk e di se çfarë ndodhi, thashë larg qoftë mos ka ndodhur ndonjë fatkeqësi. Ishte momenti kur po kacafyteshin, hapa derën dhe i thirra nipit të tij ‘ore çfarë po bëni, se është gjynah’. Jep e merr, donin që të hynin në banesë, donin të hynin me zot. Nuk hyrën brenda, tek pragu i derës i pashë kur po kacafyteshin kaq. Pastaj ikën ata. Nuk e di se si mendojnë që një i moshuar t’i dhunojë, madje ky ishte i fortë, se po të ishte ndonjë tjetër nuk e di se çfarë mund të ndodhte”, tha dëshmitari.

    “Stop” e takoi zonjën Hasa, por ajo mohoi të kishte dhunuar babain edhe pse incidenti ka ndodhur në shtëpinë e këtij të fundit. 

    Gazetarja: Si jeni, si kaluat? Doja t’iu pyesja për diçka. Do të më tregoni se ku ju ka dhunuar babai juaj.

    Kostandina: Tani nuk kam mundësi.

    Gazetarja: Kur ka ndodhur si ngjarje?

    Kostandina: A ka mundësi, se tani kam gjyq në orën 14:00.

    Gazetarja: Dhe ne do të shkojmë tek ai gjyqi, por mund të më thoni pak se çfarë dëmesh iu ka shkaktuar.

    Kostandina: Videoja është në polici.

    Gazetarja: Po ku ka ndodhur, në shtëpinë tuaj?

    Kostandina: Po.

    Gazetarja: Tek cila lagje?

    Kostandina: Tek klinika “Kristi”.

    Gazetarja: Pse aty e keni shtëpinë ju?

    Kostandina: Po!

    Gazetarja: E keni fjalën për atë shtëpinë që jeni në proces gjyqësor, e që keni falsifikuar dokumentet?!

    Kostandina: Jo unë nuk kam falsifikuar dokumente.


    Gazetarja: Ju ka dhunuar një 88-vjeçar ju?

    Kostandina: Po!/Tv Klan

    • 1. Për mirë, ishte i njëanshëm
    • 2. ⁠Për keq, shprehte qëndrimin e SHBA për çështjet më të rëndësishme
    • 3. ⁠Nuk do ndikojë