Skip to content

Shtëpia e Xhejsonit është gjetur.., Alekta jep lajmin e madh për ‘Taramelen’

    Mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, Alketa ftoi në emisionin themeluesin e “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdarin për të dhënë një lajm shumë të bukur për Xheison Baftin i njohur si Taramelja.

    “Shtëpia e Xheisonit është gjetur. Është një shtëpi shumë e mirë, e madhe në zonën e Freskut në Tiranë. Së shpejti, do ta sjellim Xheisonin në Tiranë”, u shpreh Arbri.

    “Më kanë emocionuar të gjithë studentët, ata që kanë dhuruar 2 dollarë, 5 dollarë. Xheisoni është Piter Pani më i spikatur i këtij viti dhe këtë të gjithë ju e keni konfirmuar përmes mesazheve tuaja“, tha Alketa.

    Moderatorja zbuloi se deri tani janë mbledhur 15 mijë euro nga 300 donatorë.