14.5 C
Tirana

Prinder për herë të dytë? Xhensila Myrtezaj jep lajmin e bukur

Date:

Share:

Pak kohë më parë në rrjet nisën dyshimet se çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, do të bëheshin së shpejti prindër për herë të dytë.

Shkak i këtyre aludimeve u bënë disa foto të publikuara nga Xhensila në rrjete sociale. Në fotot në fjalë ajo shihej pranë Ajkës, të dyja të veshura me fustane të bardha, në një ambient festiv. 

Në njërën prej fotove, Xhensila e kishte vendosur dorën mbi barkun e saj duke ngjallur kështu dyshimet te ndjekësit.

E ftuar së fundmi në emisionin “Jo vetëm modë”, këngëtarja zbuloi se nuk është në pritje të ëmbël. Megjithatë, ajo dha një lajm të bukur përsa i përket zgjerimit të familjes. Xhensila tha se ajo dhe Besi kanë në plan të bëjnë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

“Këto janë gjëra të bukura që njerëzit duan të të shohin të plotësuar dhe me një fëmijë të dytë. Patjetër që e dua dhe një fëmijë të dytë, as nuk diskutohet. Falë Zotit mëmësia më ka ardhur shumë shpejt, kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur jo vetëm dhe një fëmijë të dytë, por dhe një fëmijë të tretë. Plani është aq, trinia me dy goca dhe një djalë”, u shpreh këngëtarja.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.