Shtatori me temperatura Gushti, sinoptikania zbulon si pritet të jetë moti këtë javë: Pjesën e parë të Shtatorit..

Java e parë e muajit Shtator do të karakterizohet nga temperatura mjaft të larta, 7 deri në 8 gradë mbi normalen e këtij muaji. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja thotë se gjatë kësaj jave parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në 36 gradë Celsius. Megjithatë, disa zona të vendit, kryesisht ato malore, do të jenë të rrezikuara nga rrebeshet e shiut, të cilat pritet të jenë afatshkurtra.

Lajda Porja: Na pret një javë me temperatura mjaft të larta. Parashikohet që përgjatë kësaj jave, termometri të regjistrojë mbi 30 gradë në shumë qytete të Shqipërisë. Disa qarqe si Berati, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra dhe Tirana, të cilat do të kenë dhe temperatura 36 gradë, të cilat janë 7 apo 8 gradë më të larta nga se duhet të jenë. Parashikohet që moti të jetë i kthjellët çdo paradite nga e hëna në të premte. Vranësirat shtohen në pjesën e dytë të ditës duke filluar që nga dita e nesërme dhe deri të premten do të jenë zonat malore ato që do të jenë më të rrezikuara nga vranësirat dhe rrebeshet e shiut. Dita e mërkurë dhe dita e enjte do të rrezikojë pothuajse të gjithë territorin duke përjashtuar vijën bregdetare, e cila do të mbetet vetëm me vranësira dhe vetëm në zona të izoluara me reshje të pakëta.

Parashikoheet që reshjet të jenë herë pas here rrebeshe, janë tipike të vjeshtës, janë celula të vogla që zhvillohen në një territor të caktuar duke sjellë erë të fortë, rrebeshe dhe stuhi breshëri, megjithatë janë afatshkurtra dhe kalimtare. Reshjet do të jenë kryesisht nga ora 5 e pasdites dhe deri në orën 8 dhe 9. Mbeten temperatura të larta deri ditën e premte. Nga e mërkura parashikohet që të ketë një rënie të lehtë, dita e enjte, e premte dhe fundjava gjithashtu do të ketë një rënie të lehtë. Edhe pjesën e parë të Shtatorit, të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi për pushime, kanë kushte ideale përsa i përket vlerave termike. Duke qenë se flasim për temperatura 35 dhe 36 gradë janë tipike Gushti edhe pse jemi zyrtarisht në Shtator.

- Advertisement -

Podcast me Ramën, kandidati i ri i PS shpërthen në lotë: Kur mora diplomën…

Gjatë bashkëbisedimin me  kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot...

Tronditëse/ Nëna e dehur përplas disa herë foshnjën në trotuar, policia ia merr nga duart. Mesohet se gruaja është e ndarë..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Vlorës, ku një grua e alkolizuar ka përplasur disa herë në trotuar...

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.