Shqiptaro-filipinezia rrëfen si u njohjen prindërit: Babai shkoi në Filipine për të takuar 5 gra, por…

Adile Hoxha është shqiptaro-filipineze. Mamaja e saj është nga Filipinet kurse babi i saj shqiptar i cili morri rrugët e arratisë në vitin 1946. E ftuar në studion e “Rudina” duke ndarë pak nga kujtimet e saj në Shqipëri, ajo tregoi dhe historinë e prindërve, se si fati bëri bashkë një filipineze dhe një shqiptar.

Adile Hoxha tregon se babai i saj ka qenë më parë i martuar në Australi, por pas ndarjes nga gruaja e parë dëshironte që të krijonte një martesë të re. Për këtë ai kërkoi ndihmën e një agjencie martesore, të cilët i sugjeruan 5 gra në Filipine, por në fakt ai nuk zgjodhi asnjërën prej tyre. Zemrën ia mori filipienzja që e shoqëronte.

Adile Hoxha: Babi ishte martuar në Australi dhe u nda nga gruaja e parë. Ai kishte kërkuar një agjenci martesore. Ai kishte 5 gra në Filipine që për disa muaj ai u shkruante letra.

Rudina Magjistari: Të pestave u shkruante letra dhe kush do i pëlqente më shumë në komunikim.

Adile Hoxha: Po, po! Pastaj ai iku në Filipine dhe u takua me mamin tim, sepse ajo ishte një guidë.

Rudina Magjistari: Babi yt pastaj pasi komunikoi me të pesta propozimet që i solli agjencia vendosi që të shkojë në Filipine?

Adile Hoxha: Po!

Rudina Magjistari: Për t’i takuar të pesta apo ai kishte zgjedhur mamanë tënde?

Adile Hoxha: Jo! Ai nuk e kishte zgjedhur fare, ata u njohën vetëm ku babai arriti atje.

Rudina Magjistari: Pse nuk ishte mamaja një nga ato të pesta?

Adile Hoxha: Jo! Kur ai takoi ato 5 gratë, nuk pëlqeu asnjërën, por pëlqeu guidën. Pastaj ishte afruar dhe i kishte thënë mamit nëse donte që të martoheshin bashkë dhe të vinin në Australi. Mami ishte shumë më e re se sa babi. Babi në atë kohë më duket se ishte 57, kurse mami ishte 33-34. Mami i tha që duhet të pyeste babin e saj, ata shkuan të dy morën aprovimin dhe ashtu ndodhi.

- Advertisement -

Një çift turistësh gjejnë 41 mijë euro në Durrës, i dorëzojnë në Policinë e Shkodrës

Një çift irlandez ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh. Sipas...

Dy tërmete të fuqishme godasin një tjetër shtet, lëkundjet ndihen deri në…

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë. Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat...

Rritja e papritur e monedhave të huaja, ja si u mbyll java në tregun valutor..

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.8 lekë në blerje dhe 99.8 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.