Shqiptarja në Romë ne proteste kundër maskave habit italianët: Ja si mposhtet Koronavirusi..

Me qindra protestues manifestuan pasditen e djeshme në Romë kundër mbajtjes së maskave mbrojtese në çdo orë të ditës e në çdo ambient të mbyllur e të hapur, si një nga masat e fundit të vendosura nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes se pandemisë Covid 19.

Në manifestimin “No mask”  i quajtur “marshimi i lirisë” që po mbahet në sheshin “San Giovanni” në Romë janë përfshirë dhe njerëz të njohur të botës së artit e spektaklit italian si aktori Enrico Montesano apo shoë girl Rosita Celentano, vajza e këngëtarit të njohur Adriano Celentano si dhe politikanë nga forca të ndryshme politike.

“No mask” kërkojnë punë, të ardhura, demokraci e sovranitet e janë kundër kompanive multinacionale, kundër monedhës sovrane, kundër rrjetit 5 G.

Ata janë të bindur se kërcënimini nga epidemia Covid-19 është përdorur nga qeveria për të vendosur një diktaturë shëndetësore.

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar një rritje të rasteve të personave të infektuar me shifra që nuk regjistroheshin prej fazës më akute të pandemisë në mars të 2020.

Ministri italian i Shëndetësisë ka thirrur në një mbledhje urgjente të dielën, 11 tetor, Komitetin tekniko-shkencor për të analizuar situatën e këtë rritje të frikshme të rasteve pozitive.

Rajoni i Lombardisë sapo ka informuar të dhënat e fundit se sot janë mbi 1100 të infektuar më shumë në këtë territor.

Ndër manifestuesit “No mask” është dhe një emigrante shqiptare e cila jeton në Firence e për mediat italiane ajo thotë se mjafton pak raki e koronavirusi zhduket.

- Advertisement -

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Ndryshimi i orës, kur do të ndodhë dhe cfarë duhet të dini..

Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo...

“Bënë xhiro me makinë me 40-vjeçarin, pastaj shkuan në hotel”/ Gazetarja nxjerr DETAJE nga ngjarja në Vlorë: 15-vjeçarja me 2 shoqe..

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin Top Story në Top Channel këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.