Skip to content

Shqiptarja Mira Murati, merr postin me te rendeishsm te kompanisë ChatGPT

    Mira Murati, 34-vjeçarja shqiptare, është caktuar Drejtoresha Ekzekutive (CEO) e OpenAI.

    Murati ka qenë shefe e teknologjisë në OpenAI, kompanisë që krijoi ChatGPT.

    Bordi e vendosi CEO të përkohshme të premten pasi paraardhësi i saj, Sam Altman, njoftoi se do të largohej nga rolet e tij si CEO dhe si anëtar i bordit.

    Bordi drejtues i OpenAI njoftoi se si anëtare e ekipit udhëheqës Mira ka luajtur një rol kyç në evolucionin e OpenAI.

    “Si një anëtare e ekipit udhëheqës të OpenAI për pesë vite, Mira ka luajtur një rol kyç në evolucionin e OpenAI si lider global i inteligjencës artificiale. Ajo sjell aftësi unike, kupton vlerat, operacionet dhe biznesin e kompanisë. Ajo ka udhëhequr ndërkohë funksionet e kompanisë mbi kërkimin, produktet dhe sigurinë”, tha OpenAI pasi njoftoi largimin e Altman.

    Sipas OpenAI, për Mira Muratin flet puna e saj e gjatë në kompani duke e bërë mëse të kualifikuar për këtë rol derisa të gjendet një CEO i përhershëm.

    Murati iu bashkua kompanisë OpenAi si kërkuese në vitin 2018, kur kompania kishte vetëm 40-50 punonjës.