Shqiptarja dashurohet me italianin: Vjehrra ishte r aciste, nuk më pranonte sepse mendonte se e doja për… I thash o mamin o mua..

413
0

Blerina nga Durrësi është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ku ka treguar se gjatë qëndrimit tek e ëma në Itali, ku dhe ka punuar në një restorant, është njohur me një djalë italian me të cilin u dashuria dhe u martua. Kjo martesë nuk u prit aspak mirë nga vjehrra e saj, mamaja e Antonios e cila mendonte se Blerina po martohej me të vetëm me letra.

Blerina: Italianët e kanë që njihen një farë kohe dhe kjo ka qenë motivi i një debate që unë kam pasur gjithmonë me tim vjehërr dhe me vjehrrën.

Ardit Gjebrea: Pse?

Blerina: Unë me Antonion duhej të nisesha për në Shqipëri se më mbaronte 3-mujorshi, Antonio nuk donte që unë të kthehesha e më thoshte çfarë ka diçka që mund të bëjmë që ti të mos kthehesh në Shqipëri?

Ardit Gjebrea: Dhe ti çfarë i the?

Blerina: I thashë që është shumë e lehtë, duhet të martohemi në komunë ose duhet të më gjesh ndonjë garanci tek dikush që njeh. Ai zgjodhi martesë direkt. Kur e mori vesh vjehrra që ne ishim martuar në komunë, e mori shumë keq. Nuk më pranonte më në shtëpi, nuk donte që unë të shkoja tek shtëpia e saj e të jetoja me të. Ne u martuam por unë jetoja tek shtëpia e mamit tim, Antonio në shtëpinë e vetë. Vinte ora 11 e darkës e duhet të kthehej tek mami se ndryshe ia mbyllte derën e shtëpisë. Arsyeja e kësaj ishte sepse Antonio ka dy motra më të mëdha, kanë ndenjur 15 vjet fejesë, pastaj janë martuar, pas 15 vitesh. Ato kanë qenë 15 vjeçe dhe normal që do presin 15 vjet që të martohen, po unë isha 26 e të prisja dhe 15 vjet, i binte të bëja gocën 50 vjeç sipas saj.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Blerina: Qëndruam të fejuar deri në 2013, pastaj babai im insistonte të bënim dasmën këtu në Shqipëri. Bëmë martesën në Shqipëri, bëmë dasmën me fustan të bardhë, me të gjitha, por vjehrra nuk donte. Ajo vazhdonte me atë idenë që duhet të prisni 15 vite. Ajo kishte dhe idenë e racizmit që shqiptare kjo, e ka marrë për letra, do i marri pasurinë. Im shoq nuk kishte pasuri, thjesht kishte shtëpinë e tij. Dashuria e madhe për të, më bëri t’i duroja të gjitha, çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Si e rikuperove?

Blerina: I them Antonios që tani duhet të zgjedhësh o mamin o mua dhe do vish në Shqipëri. E mirë tha dhe kur erdhëm në Shqipëri, ky pati debat me të ëmën, pse se pranon atë. Bëri gati 1 muaj debat që ta bindte. Nuk e bindi, erdhëm në Shqipëri, filluam punë në Call Center, morëm një shtëpi me qira dhe vazhduam punë këtu dhe u stabilizuam. Vjehrra nuk kishte numrin e të birit. Unë duke ndjerë mungesën e nënës sime, më vinte keq dhe për Antonion se të atin nuk e kishte, por të paktën të fliste me të ëmën. E marr në telefon i them që djali jot është mirë, e ajo më thotë ma kalo djalin se dua t’ja dëgjoj zërin.

Antonios nuk i them që është e ëma, por ia kaloj telefonin direkt dhe kur ia dëgjon zërin fillon dhe qan, e flet. Fillojnë raportet duke u rregulluar me vjehrrën. Pas dy vitesh gjetëm punë në një Call Center në Itali dhe u kthyem prapë. Por në atë Call Center paguhej shumë pak, bëmë gati valixhet dhe erdhëm prapë në Shqipëri. Në 10 vite 4 herë kemi shkuar dhe kemi ardhur.

Shiko edhe vazhdimin Është merzitur ne Shqiperi nga pandemia, Blerina fton bashkëshortin italian tek “Ka një mesazh për ty”