Shqiptarit i sekuestrojnë 2 kg bamje në doganën italiane

1546
0

Dy kilogram bamje janë sekuestruar nga Agjencia e Doganave gjatë një operacioni në aeroportin Alghero të Italisë.

Sipas autoriteteve italiane, 2 kg e 150 g bamje afrikane që ishin nisur nga Shqipëria, janë sekuestruar për shkak të mungesës së certifikatave dhe plotësimit të standardeve të Bashkimit Europian.

Kjo nuk është hera e parë që emigrantët e kthyer nga pushimet në Shqipëri, marrin me vete ushqime të ndryshme të cilat sekuestrohen për shkak të ligjeve të vendeve përkatëse.

Operacioni u krye në bashkëpunim me Guadria di Finanza. Bamjet e sekuestruara tashmë do të analizohen nga autoriteti higjieno-sanitar i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe reformës agrobaritore.