Shqiptari shpallet fitues i programit televiziv për kuzhinë në Itali

2
0

Fituesi i programit televiziv me bazë kuzhinën me “Antonio Cannavacciolo” u shpall një djalë i ri shqiptar me emrin Erion Fishti.

Italia është një nga shtetet që njihet për ushqimet e saj më të mira në botë. Por, përfshirja e kuzhinierit shqiptar brenda këtij shteti ka bërë që kuzhina italiane të jetë edhe më e pasur dhe më e frymëzuar me përgatitjet e ushqimeve.

Erioni u bë i famshëm në gjithë Italinë për mënyrën e veçantë të përgatitjes së ushqimit, si ëmbëlsirat, ashtu edhe gjellët dhe brumërat. Shumë kuzhinierë me eksperiencë të lartë italiane shijuan pjatat e mrekullueshme të përgatitura nga ai, duke u ndarë të mahnitur me ushqimet e tij, aq sa edhe të shpallin fituesin kryesor që premton shumë për kuzhinën italiane, transmeton tutje albinfo.ch.

Pavarësisht konkurrencës së madhe, profesionaliteti i të riut shqiptar e ka habitur jurinë, duke u renditur i pari si finalisti më të mirë në Itali.

Talent show “Antonino Chef Academy”, është një program shumë i ndjekur në Itali. Në qendër të vëmendjes, janë kuzhinierët e rinj të cilët konkurrojnë për të siguruar një vend në kuzhinën prestigjioze të “Villa Crespi”. Ky është restoranti i kuzhinierit Antonino Cannavacciuolo i cili në program është mësuesi dhe gjykatësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.