Shqiptari rrezikon dënim të përjetshëm në SHBA! Si rrëmbeu në mes të ditës 7-vjeçaren (EMRI)

Një 23-vjeçar shqiptar rrezikon burgimin e përjetshëm në SHBA, nën akuzë për rrëmbimin e një 7-vjeçareje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shelby Township, Miçigan, ku Endi Bala u akuzua në lidhje me tentativën e dyshuar të rrëmbimit të një vajze 7-vjeçare në Sterling Heights.

Bala u arrestua pasi dyshohet se iu afrua një vajze 7-vjeçare në Parkun e lumit Clinton North, e tërhoqi nga biçikleta dhe e futi në makinën e tij, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Macomb.

Ndaj Balës është bërë dhe një tjetër akuzë për tentativë rrëmbimi të një 15-vjeçareje. Dëshmitarët deklaruan se vajza po ecte në rrugën Clinton River Road, kur 23-vjeçari e ka kapur nga koka dhe ka tentuar ta fusë në makinën e tij. Një banor ka ndërhyrë për të ndihmuar vajzën të ikë dhe ka lajmëruar banorët e tjerë, të cilët kanë telefonuar policinë.

Ndërkohë, 7-vjeçaren e shpëtoi tezja e saj pasi pikasi shqiptarin në momenti ne rrëmbimit dhe e ndoqi nga pas deri në vendin ku ai fshehu mbesën e saj.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.