Shqiptari qëllon me armë në Itali, habit policet me justifikimin: Isha pak i..

755
0

Një 31-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi ka qëlluar me armë në ajër. I riu shqiptar u ndalua nga autoritetet italiane në Pavia. mediat vendase shkruajnë se shqiptari qëlloi dy herë me armë në ajër dhe kërcënoi fqinjin e tij se do ta vriste.

Por, para autoriteteve ai e mohoi një gjë të tillë dhe tha se kishte shtënë në ajër sepse ishte i mërzitur.

Dëshmitarët kanë treguar se një nga banorët e zonës, fqinj me shqiptarin doli në dritare dhe i kërkoi llogari 31-vjeçarit për të shtënat me armë. Ndërsa ky i fundit e kishte kërcënuar.

“Futu menjëherë në banesë, përndryshe do të të qëlloj,”- mësohet të ketë thënë shqiptari.