Shqiptari perfundon ne pranga në Itali për falsifikim pasaporte

302
0

Agjentët e Policisë Kufitare të aeroportit Valerio Catullo kanë ndaluar një shqiptar për falsifikim pasaporte, por verifikimi çoi në zbulimin e akuzave të mëhershme ndaj tij.

Sipas medias italiane, gjatë kontrolleve sistematike që kryhen çdo ditë për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë dhe nisen nga aeroporti i Veronës, policia kufitare ka ndaluar pasagjer nga Shqipëria, i cili ka paraqitur një pasaportë të falsifikuar.

Punonjësit e policisë kanë verifikuar vërtetësinë e pasaportës dhe kanë zbuluar se jo vetëm që ajo ishte e falsifikuar, por personi ishte i shpallur në kërkim prej rreth një muaji.

Mediat italiane raportuan se ndaj shqiptarit ishte nxjerrë një urdhër arresti në Trentino, me akuzën për shitje të lëndëve të ndryshme narkotike.