Skip to content

Shqiptari nga Italia: Dyshohet se Ilaria u rrëmbye nga filipinasi dhe një maroken

    Duke folur për emisionin “People”, Luan Hallulli, një sipërmarrës shqiptar në Itali, tha se ka dyshime të mëdha që Ilaria Sula, para se të vritej në shtëpinë e ish-të dashurit të saj Mark Samson, është rrëmbyer nga ky i fundit dhe një shoku i tij maroken.

    “Flitet se ai e ka bërë këtë veprim me një shokun e tij. Të gjitha veprimet e tij janë të paramenduara”, tha Hallulli.

    Ai shtoi se Filipinasi, së bashku me shokun e tij maroken, mund të kenë marrë me forcë vajzën dhe ta kenë çuar në shtëpinë e Mark Samson.

    “Flitet se këta dy të rinj e kanë hipur me zor Ilaria Sulën në makinë dhe e kanë çuar në shtëpinë e Filipinasit”, tha për Euronews Albania, Luan Hallulli.