Shqiptari në Itali dhunon rëndë partneren në sy të fëmijës, policia gjen gruan me…

406
0

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi dhunoi bashkëshorten e tij peruane duke e goditur me sende të forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës.

Sipas mediave të huaja, ngjarja raportohet se ka ndodhur në prani të vajzës së tyre 14 muajshe pasditen e 15 dhjetorit në Rimini.

Mësohet se kanë qenë fqinjët që kanë denoncuar rastin, pasi kanë dëgjuar britmat nga banesa e familjes.

I riu është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë në momentin e arrestimit.

Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit, shkruan Corriere.

Sipas dëshmisë së gruas në polici, shqiptari ka ushtruar dhunë edhe më përpara, por ajo kishte vendosur që mos ta denonconte.

Burri ka disa dosje policie për armëmbajtje pa leje në Itali. Megjithatë, në Zvicër ai u arrestua dhe u mbyll në burg për gjashtë muaj dhe pasi u lirua filloi të shfaqte simptoma të paqëndrueshmërisë.

Në ato muaj, ishte viti 2022, ai do të kishte pësuar disa fatkeqësi familjare të ndodhura në Shqipëri. Ngjarje të tilla që e bëjnë atë të zhvillojë sjellje, sipas hetimeve, të përputhshme me një mani persekutimi. Bashkëshortja e tij tha se ai vetë ishte i bindur se policia italiane me bashkëpunimin e policisë zvicerane po planifikonte të vriste familjen e tij.

Një komplot në të cilin, sipas arsyetimit të tij, do të ishte bashkuar edhe gruaja e tij, fajtore për një lidhje të supozuar jashtëmartesore me një polic (e cila megjithatë sipas hetimeve nuk duket se ekziston)