Shqiptari në Amerikë bëhet hit: Kërkon qebap me spec djegës tek McDonald

753
0

Ai sëfundmi është bërë protagonist i disa videove gazmore në rrjetet sociale.

Flitet për shqiptarin e njohur në Amerikë si “Angry Baba”, i cili me videon e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ai i veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe me plis në kokë, është futur në fast food-in McDonald, ku edhe ka bërë një kërkesë mjaft interesante.

Ai ka kërkuar qebap, ushqim i njohur në trevat shqiptare dhe këtë bashkë me domate dhe spec djegës.

Ndërkohë që siç shihet edhe në video shitësja mezi arrin ta kuptojë kërkesën e tij.