Shqiptari ndërton çelësin më të madh të qyetit italian

814
0

[/spu]Shqiptarët nuk janë kriminelë dhe hajdutë, ose të paktën nuk janë vetëm ashtu, kemi mjaft shembuj artistësh dhe personazhesh që na kanë ngritur zemrat peshë me përfaqësimin në skena të fusha të ndryshme anekënd botës.

Një emigrant nga Italia ka shkruar për JOQ.al duke u shprehur:

Përshëndetje JOQ! Jetoj në një fshat të vogël të Italisë, Cernivara.

Këtu shqiptarët njihen për dy gjëra: Hajdutë dhe Mafiozë.

Të them të drejtën kur prezantohem kam pak turp të them se jam shqiptar sepse edhe pse frekuentoj shkollën dhe punoj këtu nga shumë vite, unë prapë se prapë jam hajdut dhe mafioz për ta.

Por, falë këtij artisti tani mund të mburrem që jam shqiptar!

Kjo vepër është një projekt që quhet “Nostos” dhe ai që drejton projektin është një artist shqiptar që quhet Alfred Milot Mirashi.

Ky është çelësi i qytetit, më i madhi në botë.”

Epo dhe Alfredi nuk ka pasur nevojë pë leje nga komuna sepse çdo hapësirë është publike.

[spu popup=”3514″]